“YouTube” ka hequr mbi 8 milionë video në tre muajt e fundit të vitit 2017. Publikimi i raportit dëshmon se shumica e videove të fshira nga databaza ishin spam ose përmbajtje për të rritur, që bien ndesh me rregullat e platformës. Deri në fund të vitit 2018, Google planifikon të ketë 10.000 punonjës të fokusuar në heqjen e përmbajtjes së papranueshme.