Rikthehet në vëmendje ligji “Për Gjuhët”, që zyrtarizon shqipen në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev, sërish i kërkoi sot Presidentit Gjorgje Ivanov, ta dekretojë. Zaev bëri të ditur se “Vazhdimisht përpiqet ta motivojë e ta nxisë Ivanovin për ta nëshkruar”. Sipas tij, “Kjo nuk është demokraci funksionale”, ndërsa kërkoi të shprehen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias.