Kryeministri i Maqedonisë, paralajmëroi ndryshime në Qeveri në emër të vijimit të reformave. Zoran Zaev tha se koalicioni qeverisës do të zgjerohet me disa parti të vogla, por pa përcaktuar se cilat janë ato. Mediat në Maqedoni, flasin për disa negociata që po zhvillohen në fshehtësi dhe pak dihet se cilat do të jenë ndryshimet konkrete në kabinet. Analistët e kanë kritikuar këtë vendim të Zaev, pasi sipas tyre, ndryshimet po bëhen për të kënaqur partitë e vogla dhe siguruar mbështetjen e tyre në Parlament.