Kombëtarja Angleze ka zbarkuar në Tiranë rreth orës 20:30. Trajneri Tomas Tuhel në konferencën për shtyp tha se kombëtarja shqiptare është një ekip që nuk thyhet lehtësisht, që ka pësuar vetëm 3 gola në këto kualifikuese, 2 nga të cilët ua ka shënuar vetë Anglia.
“Do të jetë e vështirë, por ne hyjmë në fushë për të marrë maksimumin”, -tha Tuhel.
Trajneri i “Tre luanëve” theksoi se kuqezinjtë kanë bërë mjaft mirë në këto kualifikuese dhe se kanë merituar fazën Play-Off.
I pyetur mbi shansin që Armando Broja t’i ndëshkojë nesër, duke thyer ecurinë fantastike të Anglisë që ende nuk ka pësuar gol, Tuhel vlerësoi potencialin e lojtarit që më parë e ka stërvitur tek Chelsea.
“Broja ka shpejtësinë, ka fizikun dhe teknikën për të shënuar në çdo moment. Ai luan në krahun e djathtë dhe ne do të marrim masat tona”, -tha Tuhel.
Gjithsesi trajneri tha se pavarësisht faktin që Shqipëria nuk thyhet lehtësisht, ata do të përpiqen të kontrollojnë lojën.
Më herët, kapiteni Harry Kane tha se përgatiten më së miri për çdo ndeshje dhe se plani i lojës ndryshon në varësi të kundërshtarit. Ai theksoi se skuadra angleze është e motivuar.
Ndeshja Shqipëri – Angli luhet nesër në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DigitAlb.