Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se do të publikojë këtë të premte një bashkëpunim të ri me artistin kosovar Yll Limani.
Projekti vjen si një version i ri i këngës së saj “All Natural”, e cila u lançua si solo në shtator dhe u prit ngrohtë nga publiku ndërkombëtar.
Në një postim në Instagram, Rita ndau me ndjekësit posterin zyrtar të këngës, duke shkruar:
All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte.
Sipas detajeve të para, versioni i përbashkët pritet të ruajë bazën origjinale të këngës, por do të përfshijë një pjesë të re në gjuhën shqipe, të interpretuar nga Yll Limani, duke i dhënë këngës një nuancë autentike shqiptare dhe një energji të re.
Ky bashkëpunim ka ngjallur entuziazëm të madh tek fansat e të dy artistëve, të cilët mezi presin ta dëgjojnë këngën që pritet të bëhet një tjetër sukses i muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.