Bota Botë e Çuditshme

Zbulohet gjarpri i dytë më helmues në botë!

Një australian iu përgjigj thirrjes së një familjeje në shtëpinë e së cilës u gjet gjarpri i dytë më helmues në botë. Për çudi, gjarpri u gjet brenda lavatriçes. Hudson Snake Catching postoi një video në Facebook duke treguar se çfarë zbuloi kur mbërriti në shtëpinë e familjes në Maudsland, periferi e Gold Coast në Queensland.

Videoja tregon një gjarpër të ri kafe, gjarpri i dytë më helmues në botë, brenda lavatriçes. Bëhet e ditur se ai ishte në gjendje ta kapte dhe zhvendoste zvarranikun pa asnjë lëndim. Rikujtojmë se një banor i Sidneit përjetoi një surprizë të frikshme kur thirri ekspertët e zvarranikëve për të larguar disa gjarpërinj nga kopshti i tij dhe ata zbuluan plot 102 gjarpërinj të fshehur në një grumbull dheu. David Stein, banor i Horsley Park, një periferi rreth 30 kilometra larg qendrës së Sidneit, kishte parë disa gjarpërinj në kopshtin e tij dhe vendosi të telefononte ekspertët për ndihmë.

Gjatë operacionit, gjuetari i gjarpërinjve Dylan Cooper gjeti pesë gjarpërinj të rritur dhe 97 të sapolindur, një fenomen i rrallë, sipas Cory Kerewaro, pronarit të organizatës së shpëtimit të zvarranikëve. Bëhej fjalë për gjarpërinj të zinj me bark të kuq, një specie helmuese që njihet për mbledhjen e femrave në grupe gjatë lindjes. Megjithatë, dëshmia e një lindjeje të përbashkët me dhjetëra gjarpërinj njëkohësisht është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë.