Botë e Çuditshme

Zbulohet varri më i vjetër në botë!

Së fundmi paleontologët në Afrikën e Jugut kanë gjetur varrin më të vjetër të njohur në botë, i cili përmban eshtrat e një të afërmi të largët të njeriut me një tru të vogël. Studiuesit e udhëhequr nga paleoantropologu Lee Berger njoftuan se kishin zbuluar disa ekzemplarë të Homo naledi, një hominid i epokës së gurit që ngjitet në pemë.

Eshtrat u varrosën rreth 30 metra nën tokë në një sistem shpellash brenda Djepit të Njerëzimit, një vend i mbrojtur nga UNESCO pranë Johanesburgut. “Këto janë varrosjet më të vjetra të homininëve të regjistruar ndonjëherë, që paraprijnë dëshminë e varrimeve të Homo sapiens me të paktën 100,000 vjet“,-shkruajnë shkencëtarët në revistën eLife.

Gjetjet sfidojnë kuptimin aktual të evolucionit njerëzor, pasi zhvillimi i një truri më të madh mendohet të ketë mundësuar kryerjen e aktiviteteve komplekse, si varrosja e të vdekurve. Varret më të vjetra të zbuluara deri më tani u gjetën në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përmbanin mbetjet e homo sapiens dhe ishin rreth 100,000 vjet të vjetra. Varri Berger i gjetur në Afrikën e Jugut daton të paktën 200,000 para Krishtit.