Një grua nga Britania e Madhe ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj duke kontrolluar të dhënat e aplikacionit të furçës elektrike të dhëmbëve. Ajo kishte instaluar aplikacionin për të monitoruar zakonet e pastrimit të dhëmbëve të fëmijëve të saj, por vuri re se burri po përdorte furçën në orë të pazakonta, kur ai duhej të ishte në punë.
Pas verifikimit të orarit të tij të punës dhe siguruar që fëmijët ishin në shkollë, ajo e përballi me të dhe ai pretendoi se kishte qenë në punë gjithë ditën. Megjithatë, të dhënat e aplikacionit treguan se ai kishte përdorur furçën në mëngjesin e të premtes, një kohë kur ai duhej të ishte në punë, por që ai nuk kishte shkuar në punë për muaj me radhë.
Në fakt, ai kishte pasur një lidhje me një kolege në shtëpinë e tyre, duke ditur se askush nuk do të ishte aty. Ky rast tregon se pajisjet inteligjente mund të mbajnë të dhëna të rëndësishme që mund të zbulojnë tradhtinë, pavarësisht se sa të kujdesshëm janë përdoruesit. Siç tanimë e dimë higjiena orale është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë.
Një nga elementët thelbësorë të përkujdesjes së higjienës orale është sigurisht furça e dhëmbëve, për të cilën shumë pak njerëz dinë ta ruajnë mirë. Pas përdorimit të saj, një pjesë e mirë e njerëzve, përkujdesen duke e futur furçën brenda kapakut të saj, por në të vërtetë, kjo është një mënyrë e gabuar. Sipas studimeve të bëra, përdorimi i një kapaku për të futur furçën e dhëmbëve, nuk e mbron këtë të fundit, por krijon një mjedis për rritjen e baktereve që kërkojnë lagështi.