Narcizmi është një fenomen ku një person me vetëbesim të ulët ka frikë të humbasë autoritetin në sytë e të tjerëve. Këta njerëz nuk ndalen askund për të arritur atë që dëshirojnë, madje mund të jenë të dhunshëm me ata që i rrethojnë. Më poshtë zbuloni si duket një nënë narciste dhe shihni a keni ngjashmëri me të.
1. Një nënë narciste nuk do ta lejojë suksesin e fëmijës që e lë të ëmën në hijë
2. Një nënë narciste shqetësohet vetëm për problemet e saj
3. Ajo dëshiron ta poshtërojë fëmijën.
4. Ajo e bën fëmijën të ndihet fajtor për atë që ai merr.
5. Ajo mendon se gjithnjë meriton më të mirën.
6. Dashuria e saj është e paqëndrueshme. Kur ajo do diçka, është e sjellshme. Kur ajo nuk do, është e ashpër.
7. Asaj i intereson pafund çfarë mendojnë të tjerët për të.
8. Ajo ankohet për njerëzit se bëjnë gjithçka kundër saj.
9. Nënat narciste janë xheloze për bukurinë e vajzave të tyre. Por shtiren sikur janë të kujdesshme.
10. Ajo kritikon shumë, por rrallëherë bën lavdërime.
11. Ajo inatoset nëse dikush tjetër është në qendër të vëmendjes.