Traileri i parë i filmit të animuar “Shrek 5” u publikua të enjten dhe solli një surprizë të madhe për fansat.
Në klipin e prezantimit, u zbulua se Zendaya do të luajë rolin e vajzës adoleshente kokëkuqe të personazheve Shrek dhe Fiona. Aktorja 28-vjeçare pritet të sjellë një gjeneratë të re fansash për këtë seritë të animuar.
Po ashtu, në këtë pjesë të pestë të filmit, do të rikthehen aktorët e njohur si Mike Myers në rolin e Shrek, Cameron Diaz si Princesha Fiona dhe Eddie Murphy si Gomari.
Traileri i shkurtër ka ngjallur shumë interes dhe po krijon pritshmëri të larta për këtë film të ri, i cili ka një audiencë të gjerë të shikuesve.