Në Lezhë kanë mbërritur materialet për zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen më 14 maj.
Bazat materiale u morën në dorëzim nga KZAZ 12.
Për Bashkinë e Lezhës garojnë dy kandidatë, Pashk Gjoni nga koalicioni Bashkë Fitojmë, dhe Pjerin Ndjeru nga Partia Socialiste.
Të gjitha materialet e nevojshme përfshirë edhe kutitë e votimit, janë shpërndarë këtë pasdite edhe në KZAZ-të e qarkut Fier, të cilat në total shkojnë në nëntë.
Kreu i KZAZ-së me numër 58 Stavri Kola është shprehur se në Fier sapo ka mbërritur e gjithë baza materiale, ndërsa një ditë para zgjedhjeve sipas afateve të përcaktuara do të bëhet shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit të të gjithë njësive administrative.