Shkencëtarët japin alarmin për zgjerimin e asaj që njihet si “Zona e Vdekur” më e madhe në botë. Ajo shtrihet në Detin Arabik. Shkencëtarët thonë se në 80 mijë kilometra katrorë nuk gjetën gjurmë jete nënujore dhe shumë pak bimësi.Shkak për këtë është uji i ngrohtë dhe i varfër me oksigjen, ky i fundit i domosdoshëm për gjallesat dhe bimësinë detare. Pasojat janë serioze, pasi sipas studiuesve, shtrihen zinxhir në të gjithë klimën globale.