Federata e Futbollit të Kosovës zhvilloi ditën e sotme asamblenë e jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri pas vdekjes së papritur të Fadil Vokrrit me 9 qershor. Në këtë kuvend u votua për Agim Ademin, i cili zë vendin e të ndjerit, Vokrri. Nga 58 delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës, 58 votuan pro për zgjedhjen e Agim Ademit si president të ri të FFK-së.