Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shpreson se marrëveshjet me Athinën dhe Sofjen, do të kontribuojnë për bashkëpunim më intensiv të Shkupit me vendet e rajonit. Ai tha se “Maqedonia i është përkushtuar konceptit të lidhjeve”. Zaev i bëri komentet në Samitin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore me Kinën, që zhvillohet në Bullgari.