Bota

Zuckerberg mbledh programuesit, përpiqet të rifitojë besimin e përdoruesve

Mark Zuckerberg po shfrytëzon konferencën vjetore F8, të organizuar nga Facebook, për të rifituar besimin e humbur të përdoruesve të rrjetit të tij social. Mijëra programues nga e gjithë bota mblidhen dhe eksplorojnë mundësitë që ofron Facebook për ta. Pas skandalit me të dhënat e përdoruesve, konferenca është një mundësi e artë që ai ka për të korrigjuar gabimet e shkuara.