Aktualitet

Zvarritje me listën e barnave të rimbursueshme

Kanë kaluar dy javë që nga miratimi i listës së re të barnave në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Por disa farmaci në Tiranë që kanë kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të tregtuar barna me rimbursim, thonë që jo vetëm që nuk kanë nisur të funksionojnë me listën e re të barnave të rimbursueshme, por se ende nuk kanë lidhur kontratat e reja për vitin 2018.