Sport

ZYRTARE/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri!

Françesko Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit siç “Panorama Sport” raportoi më parë. Klubi vlonjat nuk ka humbur kohë, pasi mbylli bashkëpunimin me Karlos Garsian.

LEXO EDHE: “Do të doja që të luaja vetëm për kombëtaren”, Ronaldo: Dua të vazhdoj, ëndërroj një Botëror të gjashtë

Moriero merr drejtimin e Flamurtarit, i cili e prezanton duke kujtuar karrierën e italianit si futbollist në Seria A. Tekniku 56-vjeçar rikthehet në Superiore, ndërsa sezonin e kaluar ishte në krye të Laçit që ra nga kategoria.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit. Bashkë drejt objektivave të mëdha. Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”

LEXO EDHE: Skandal te Napoli, klubi nën hetim për mashtrim financiar në blerjen e Osimhen!

Më herët vlonjatët njoftuan largimin e Garsias.

Postimi:

Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia.

Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë.
Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë.