Sport

Zyrtare: Ronaldo, futbollist i Juventusit!

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Reali i Madridit ka arritur marrëveshjen me kampionët e Italisë. Marrëveshja thuhet se është arritur për shifrën e 105 milionë eurove, ndërsa portugezi ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare ku do të përfitojë 30 milion euro në sezon. Presidenti i madrilenëve, Fiorentino Perez, ka respektuar dëshirën e Ronaldos për tu larguar dhe ka lejuar atë që të nisë një aventurë të re në Serie A.