Sport

Zyrtare/ Serbi – Shqipëri nuk do të luhet në Beograd! Ndeshja e 11 tetorit merr jetë në Leskovac!

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.
Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit në UEFA,  është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen sipas propozimit të tyre, që është stadiumi i Leskovacit, i quajtur “Doçica”.

LEXO EDHE: Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

Ky impiant sportiv i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest (8000 vende) krahasuar me Marakananë në Beograd, që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

LEXO EDHE: Ekzekutivi i UEFA-s lë Serinë A dhe La Liga në pritje, në Tiranë merret vendimi që i jep Madridit Ligën e Kampioneve!

Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritje e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.