Sport

Zyrtare/ Vllaznia bën blerjen e parë, shkodranët prezantojnë Patrik Bardhin!

Vllaznia bën blerjen e parë në merkaton e kësaj vere. Skuadra shkodrane përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur ardhjen e Patrik Bardhit pasi ky i fundit mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Vorës

‘Mirësevjen, Patrik! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027. Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja. I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!’-lexohet në komunikatën e Vllaznisë.

LEXO EDHE: Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen! Kontrolle për tifozët!

Patrik Bardhi dhe Vllaznia kanë nënshkruar një kontratë 1-vjeçare deri në 30 qershor të 2027, ndërkohë që federimi i tij për në kompeticionet evropiane do ta bëjë pasi t’i zhbllokohet merkato.

LEXO EDHE: 100 ndeshje me Kombëtaren, Hysaj para duelit me Luksemburgun: Një moment i jashtëzakonshëm për mua