Aktualitet

10 urdhërarrestet në Lezhë, mes tyre zyrtarë të Hipotekës dhe policë (EMRAT)

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Lezhë, ku janë lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në zonat e Patokut dhe Shëngjinit.

Mësohet se mes të ndaluarve ka punonjës policie, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe punonjës të zyrës të Hipotekës në Lezhë.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh dhe drejtohen nga prokurorja Iva Harka.

Masat e arrestit janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, ndërsa operacioni vijon ende.

Masat e arrestit:

-Pjetër Tuci, “arrest në burg”

-Gentian Malotai, ish-drejtor i Kadastres, “arrest në shtëpi”

-Artur Shabaku, ish-shef i legalizimeve, “arrest në shtëpi”

-Artmir Maxhuni, zyrtar i kadastrës , “arrest në shtëpi”

-Luiza Bala “arrest në shtëpi”

-Hekuran Xhina “arrest në shtëpi”

-Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

-Kol Malai, ish-drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

-Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë publike” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”