Showbiz

10 vjetori i konfliktit me Kanye West, Taylor Swift sjell një këngë të re kundra tij

Në këngën e saj më të re ajo thotë se ka harruar që ai ekziston por në të vërtetë nuk është aspak kështu.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të videos nga “MTV” shënon edhe 10 vjetorin e konfliktit të famshëm mes Kanye West dhe Taylor Swift.

Kujtojmë se 10 vite më parë në këtë ceremoni Kanye ndërpreu fjalimin e Taylor duke thënë se çmimi për videon më të mirë i takon Beyonce.

Menjëherë më pas mes tyre nisi një luftë e ashpër jo vetëm me këngë por edhe personalisht. Sot ajo ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor që quhet “I forgot that you existed” ku tregon për periudhën e vështirë të karrierës së saj që ndodhi pas zënkës me West.