Health & Beauty Lifestyle

11 mënyrat thelbësore për të qetësuar mendjen, për të balancuar rutinën dhe për të qenë më produktiv gjatë ditës…

Çfarë i dallon njerëzit me rezultate të larta dhe rutinën e duhur? Në lidhje me këtë drejtues të njohur, atletë elitarë dhe psikologë të fushës u shfaqën të gatshëm për të zbuluar zakonet që i ndihmojnë të qëndrojnë të kthjellët mendërisht. Nga zhytja në ujë të ftohtë dhe ndërgjegjësimi i vetëdijshëm, te planifikimi i ditës dhe parandalimi i lodhjes, këto këshilla praktike mund t’ju ndihmojnë të jeni të përqendruar, me energji dhe në formë, pavarësisht se sa e ngarkuar të jetë dita juaj.

01. Zgjohuni në 6:30, nëse ky është një orar i përshtatshëm

Shumë njerëz të suksesshëm zgjedhin të zgjohen herët, ora mesatare është rreth 6:27, sipas Benjamin Small, autor i librit “My Morning Routine”. Por ai shton se të gjithë duhet të eksperimentojnë me rutinën e mëngjesit derisa të gjejnë atë që funksionon për ta personalisht.

02. Dëgjoni ritmin natyror të trupit për frymëzim

“Nuk zgjohem herët sepse punoj shpesh deri vonë, madje deri në mëngjes,” thotë Cameron-James Wilson, CEO i “The Diigitals Agency”.

Mbroj me fanatizëm kohën time krijuese, edhe nëse kjo do të thotë të punoj në orare jo të zakonshme. Nata është koha kur mendoj më thellë dhe bëhem më krijues. I përshtatem ritmit tim natyror, edhe nëse nuk përputhet me atë që shoqëria e quan ‘normale’.

03. Aktiviteti fizik është i panegociueshëm

“Kur kuptova që aktiviteti fizik më ndihmonte shumë më tepër mendërisht sesa fizikisht, ndryshoi krejtësisht këndvështrimi im,” thotë Zane Lowe, creative director në Apple Music.

Bëj biçikletë, kërcim me litar, punë me pesha të lehta, yoga dhe boks.

04. Bëni një zhytje në ujë të ftohtë

“Për mua, janë pesë minuta në ujë me temperaturë 3 deri 4°C, e më pas një smoothie për rikuperim me proteina, fara, akull dhe ujë,” thotë Richard Sutton, themelues i “SuttonHealth” dhe autor i “The Stress Code”. Zhytja në ujë të ftohtë është provuar se rrit nivelin e endorfinës dhe norepinefrinës, përmirëson humorin dhe ul stresin.

05. Krijoni më shumë sesa të konsumoni

Ndërtoni një mendësi “krijuesi”: shkruani në vend që të shfletoni pa fund në internet, gatuani në vend që të blini. Psikologu Nick Wignall e quan këtë “mendësi me ndikim të lartë”.

Nuk janë vetëm artistët apo sipërmarrësit ata që ndërtojnë, është kushdo që merr iniciativë dhe krijon diçka në jetën e tij.

06. Pranoni pjesën që do të hasni vështirësi

“Jam rritur me idenë se jeta është e vështirë dhe ky mentalitet më ka ndihmuar shumë,” thotë Keith Boyd, atlet dhe mbajtës i një rekordi Guinness.

Rrjetet sociale e paraqesin suksesin si të lehtë, por në realitet kërkon përkushtim. Në jetë, punë apo sport, përgatituni për sfida, pranoni pengesat dhe vazhdoni përpara me qëllim të qartë.

07. Merrni një orë çdo ditë për të mësuar nga të tjerët

“Gjatë udhëtimeve apo edhe në fund të ditës, dëgjoj podkaste, masterklasa apo libra audio,” thotë Sutton.

Bëj përpjekje ta përfshij çdo mbrëmje, temat ndryshojnë nga neuroshkenca dhe kreativiteti te biznesi dhe performanca njerëzore.

08. Merrni një fletore në shtrat

Bëjeni shkrimin në ditar një zakon të përditshëm. Mjaftojnë 10-15 minuta për të shkruar lirshëm çfarë ndjeni apo mendoni. Nuk ka rëndësi forma, rëndësi ka rregullsia. Shumë atletë olimpikë dhe drejtues kompanish e përdorin këtë teknikë për të menaxhuar stresin, për të rritur vetëbesimin dhe për të pastruar mendjen. Hulumtimet tregojnë se ndihmon në uljen e ankthit dhe në rritjen e qartësisë së mendjes. 

09. Vendosni këmbët mbi tavolinë

Një studim nga Harvard Business School tregon se mënyra e qëndrimit dhe pozat “e zgjeruara” në vendin e punës për vetëm dy minuta mund të rrisin vetëbesimin. Pozat e zgjeruara, si të mbështetesh mbi tavolinë apo të shtrihesh me duart pas kokës rrisin testosteronin me 19% dhe ulin kortizolin (hormonin e stresit) me 25%. Pjesëmarrësit raportuan ndjesinë se kishin më shumë kontroll pas kësaj.

10. Mendoni dhe ktheni gjithçka në avantazhin tuaj

Atletët më të mirë ndjekin rutina të strukturuara që përfshijnë pushime dhe kohë të caktuara për rikuperim. Sipas Psychology Today, sportistët dhe drejtuesit e suksesshëm planifikojnë kohë të caktuara për pushim, i japin prioritet gjumit dhe e shohin dështimin si mundësi për rritje. Qoftë lëndime në sport apo dështime në biznes, çelësi është qëndrueshmëria mendore, aftësia për t’u përshtatur dhe për të rifilluar me forcë sërish.

11. Vraponi në pyll pa kufje në vesh

“Pa dashur ndonjëherë vetëdija merr kontrollin tonë,” thotë Mackenzie L Havey, trajnere atletike dhe autore e Mindful Running.

Por vetëdija shpesh përqendrohet te negativiteti, duke rritur ankthin dhe tensionin fizik. Vrapimi me vetëdije, duke u fokusuar në frymëmarrje dhe ndjesi, i jep kontroll mendjes së vetëdijshme dhe ndihmon trupin të lëvizë më lirshëm e më fuqishëm.