Bota

11 shtatori, pamje të papublikuara më parë nga sulmi i Kullave Binjake

Publikohen pamje të reja të atentatit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Një shpërthim i fuqishëm, një re e dendur tymi, njerëz që ulërisnin, kërkonin të arratiseshin e ndërkohë kolliteshin. Kjo është panorama deri më sot e papublikuar, e momenteve të para pas katastrofës që përfshiu “Kullat binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 200. Pamjet janë xhiruar nga një operator i “CBS News”, Mark LaGanga.