Kroacia është ndër anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, por cilësohet nga ekspertët si vendi më i pakënaqur i Bllokut. Një studim për disponimin e banorëve të shteteve të Unionit tregon se gati 60% e të anketuarve e mbështesin anëtarësimin, por në Kroaci kjo shifër është 36%, duke u zvogëluar me 7% brenda vetëm një viti. Ndër shkaqet renditen aspekti i dobët ekonomik dhe social, ndërsa standardi i pensionistëve po bie gjithnjë e më shumë në vendin ballkanik.