Industria e turizmit në Marok shënonte sot një rekord të ri teksa numri i turistëve që vizituan deri në nëntor 2024, arriti në 15.9 milionë, në një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, njoftonte ministria vendase e turizmit.
Vetëm për muajin nëntor kishin ardhur në vend 1.3 milionë turistë, në një rritje prej 31% nga viti i shkuar, duke reflektuar rritjen e tërheqjes së Marokut si një destinacion turistik.
Një pjesë e rritjes ishin sigurisht marokenët që jetojnë jashtë vendit, të cilët kishin shtuar me 17% numrin e vizitave.
Turizmi përbën rreth 7 përqind të ekonomisë së Marokut dhe është një sektor i rëndësishëm për vendet e punës dhe ardhjen e valutës së huaj.
Zyrtarët thonë se për të shtuar tërheqjen turistike janë shtuar linjat ajrore dhe promovuar destinacione të reja më pak të njohura në vend.
Ministria vendase e turizmit thotë se kërkon të arrijnë shifra prej 17.5 milionë vizitorë deri në vitin 2026, kur dhe do të presë ndeshjet e Kupës së Botës FIFA së bashku me Spanjën e Portugalinë, shkruan AfricanNews.
Në jug te Marokut, Agadiri është një qytet në të cilin dielli ndriçon 300 ditë në vit, rritet ‘’pema e jetës’’ dhe mbizotëron aroma e detit dhe bajameve. Ky qytet konsiderohet ‘’një nga gjiret më të bukura në botë’’. Ai është quajtur “perla e jugut të Marokut’’ për bukuritë e tij të panumërta kulturore dhe natyrore.
Meqë konsiderohet si gjiri më i bukur natyrisht është një nga vendpushimet më të rëndësishme në të gjithë vendin. Nga shumë rrugët që propozon vendi, sigurisht që një nga më të bukurat është “rruga Argan”, rruga e të ashtuquajturës “pema e jetës”. Argani është një pemë mrekulli. Kjo bimë speciale është dhe një burim i bukur kundër shkretëtizimit, rrënjët e saj depërtojnë deri në 30 metra thellësi në kërkim të ujit dhe pylli i Arganit është perdja e gjelbër e fundit para shkretëtirës.