Sport

Maroku eliminon Holandën me penallti!

Gakpo zhbllokon rezultatin mes lotësh, por rezultatui barazohet në minutën e 91-të dhe ndeshja shkon në shtesë. Në llotarinë finale gabojnë Kluivert, Timbert dhe Summerville.

Maroku i Ouahbi nuk është më një surprizë. Hakimi me shokë fluturojnë në 1/8-at e Botërorit 2026, pasi kanë eliminuar Holandën me penallti në fund të një ndeshjeje të madhe. Tani afrikanët ndeshen me Kanadanë.

Vendimtar nga pika e bardhë ishte Saibari, pas gabimeve të holandezëve me Kluivert (shtyllë), Timber (jashtë) dhe Summerville (pritje e Bono). Marokenët bënë më mirë, pavarësisht traversës së goditur nga El Aynaoui dhe shtyllës së Hakimi në penalltinë e 4-t.

Kualifikim i merituar për Marokun, që nuk u dorëzua edhe kur u gjend në disavantazh, pas golit të Gakpo. Lojtari i Liverpool shpërtheu në lot, për shkak të famijës së humbur nga bashkëshortja e tij gjatë shtatzanisë. Marokenët prodhuan lojë dhe u shpërblyen në minutën e 91-të me barazimin e firmosur nga Diop, me një gjuajtje të bukur me kokë.

Ekuilibri mbretëroi edhe në kohën shtesë dhe një pjesë të mirë të serisë së penalltive, para se Saibari, autor i 3 golave në fazën e grupeve, të realizonte penalltinë e 5-të.

Holanda eliminohet në llotarinë e penalltive, siç ka ndodhur në 2014-ën dhe në 2022-shin (nga Argjentina). Maroku konfirmohet një skuadër e madhe dhe pas gjysmëfinales së 4 viteve më parë fluturon në 1/8-at, ku do të përballet me Kanadanë.