Botë e Çuditshme Food & Drink

17 metra e gjatë, buka italiane e cila mund të futet në librin e rekordeve Guinness!

Një shoqatë ushqimore italiane tha se krijoi një rekord të ri botëror duke gatuar një ‘scacciata’, një lloj buke italiane e mbushur, me gjatësi më shumë se 17 metra. ‘Ristoworld Italy’, një shoqatë e pavarur e restoranteve dhe e profesionistëve të industrisë ushqimore, përgatiti këtë lloj buke në Adrano, Siçili.

Buka ‘scacciata’ ishte e mbushur me disa lloje djathërash, me lakër të zezë, e gjatë 17 metra dhe e gjerë 30 centimetra. Shoqata tha se kjo arritje po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për t’u njohur si ‘scacciata’ më e gjatë në botë. A nuk mendoni edhe ju se e meriton të hy në librin e rekordeve Guinness?!

Ndërkaq, ndonjëherë harrojmë se sa e teprojmë me konsumimin e bukës. Njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit ose vuajnë nga sëmundja celiake, por nuk janë të vetëdijshëm për këtë, shpesh ndihen të fryrë. Ata gjithashtu mund të kenë probleme për të shkuar në tualet, sepse zorrët e tyre janë të bllokuara. Mund të mos jeni intolerant ndaj glutenit, por keni një ndjeshmëri të lartë kur konsumoni grurë dhe drithëra të tjera. Është e vërtetë që drithërat shumë të rafinuara, si buka e bardhë dhe orizi i bardhë kanë shumë kalori.