Në Gjykatën Administrative po zhvillohet seanca e radhës për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Kryetari i Tiranës ka mbërritur në gjykatë, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve.
Veliaj tha se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të gjykatës.
Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.
Avokati i Ols Dados: Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëhirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore.
Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim.
Ndërkohë në sallë është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e Veliajt. Ndërkohë rezulton që zonja nuk ka as licencë avokati. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.
Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror.