I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erlin Likaj, apo siç njihet në rrjetet sociale si ’19 vjeçari më i modh’. Ai ka fituar një famë të madhe në TikTok, ku ka treguar sekretet e suksesit të tij, por nga ana tjetër ai u ndal dhe tek njohja që ka me një banor të “Big Brother VIP 4”, Xum Allushin…
Njeh ndonjë personazh nga ato që janë brenda shtëpisë së BBV?
Njoh, Xumin. Xumi hodhi nja dy video ofenduese për produktet e mia në TikTok dhe më pas unë ia ktheva. Dhe më tha që ta bëjmë si lojë për audiencë, pasi i bëri, atëherë më tha. Dhe u takuam për ta vazhduar këtë lojë për audiencë, por e lamë, nuk e vazhduam më sepse bëri prapë nja dy gjëra të papranueshme. Dhe unë jam person që nuk kam nevojë shumë për audiencë nga persona të tjerë. Unë kurrë nuk jam bashkuar me persona të tjerë dhe të bashkëpunoj me ata për famë. Ai doli me një influencer tjetër në TikTok dhe filloi duke ofenduar përsëri produktet e mia. Por e lamë që do e bënim unë kundër atij, jo me influencera të tjerë rreth nesh. Ai e bëri këtë gjë dhe unë i thashë që ‘stop’. Nuk kemi patur më kontakt. Kontakti i fundit ishte kur postova unë një video tani në TikTok, sepse edhe kur u fut aty brenda po përmendte prapë produktet e mia.