Aktualitet

2 ish drejtuesit e CEZ ngelen në gjykatën e Tiranës

Dy ish drejtuesit e CEZ në Shqipëri, Josef Heisek dhe Jan Ivan, duket se janë braktisur në gjykatën e Tiranës. Procesi gjyqësor ndaj tyre për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, është bllokuar që nga muaji shkurt i këtij viti. Kjo pasi një herë mungoi avokati dhe një herë përfaqësuesi i prokurorisë. Prej shtatë seancash, gjyqtari Sokol Tona ka qenë i detyruar të konstatojë mungesën e palëve, pa patur mundësi që të zhvillojë një proces normal gjykimi.