Showbiz

200 mijë kokë bagëti në festivalin e sakrificave, reagojnë njerëzit për mbrojtjen e kafshëve në të gjithë botën

Besimatarët hindu ashtu si çdo vit tjetër mbajtën festivalin e sakrificave për nder të perëndeshës Gadimai, në zonën e largët të Nepalit.

Këtë vit sikurse asnjë vit tjetër janë sakrifikuar plot 200 mijë kokë bagëti. Në fushën e madhe u mblodhën 200 kasapë profesionistë të cilët kishin bërë gati hanxharët e tyre të mëdhenj ndërkohë që qytetarë të ndryshëm sollën kafshë të ndryshme për t’ua sakrifikuar perëndisë.

Më pas, një shërimtar vendas vjen dhe i ofron gjak nga pesë pika të ndryshme të trupit. Kjo gjakderdhje makabre ka tërhequr vëmendjen e shumë ambientalistëve dhe atyre që luftojnë çdo ditë për të mbrojtur kafshët.

Reagimet kanë qenë shumë të ashpra kundrejt këtij festivali ndërkohë që grupe të ndryshme kanë bërë thirrje për t’i ndaluar por për besimtarët kjo traditë nuk do të ndryshojë kurrë.