Zbulohet shifra e saktë e eurove të sekuestruara dje në Portin e Durrësit. Nga numërimi i parave rezulton se shuma e saktë është 3 milionë e 470 mijë euro. Paratë ishin fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris”, të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me makina të tjera të ngarkuara në një trajler. Policia shoqëroi tre persona: pronarin e kamionit, Edi Lika, djalin e tij 19-vjeç, si dhe shoferin. Nga analiza që iu bë parave, nuk rezultojnë false dhe dyshohet të jenë siguruar nga aktivitete kriminale. Vijojnë hetimet për të zbuluar dërguesin e tyre, destinacionin, si dhe burimin e shumës.