Të ndërtosh një marrëdhënie është një sfidë, por ta mbash të barabartë, të ndershme dhe të gjallë kërkon përkushtim të vërtetë. Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit e japin dashurinë pa kushte, por shpesh përballen me zhgënjim, pasi nuk marrin të njëjtën dashuri në kthim.
Këto janë tre shenjat që dashurojnë me gjithë zemër, por rrallëherë marrin po aq sa japin:
Gaforrja – Empatia që shfrytëzohet
Të ndjeshme dhe të përkushtuara, Gaforret e jetojnë dashurinë me intensitet dhe vëmendje ndaj çdo detaji. Ato kujdesen për partnerin në çdo aspekt, por pikërisht kjo natyrë i bën lehtësisht të prekshme ndaj zhgënjimit.
Shpesh, dashuria e tyre pa kushte përjetohet si e mirëqenë dhe nuk shpërblehet. Gaforret nuk kërkojnë shumë në kthim, por mosmirënjohja është ajo që nuk e tolerojnë dot.
Peshorja – Harmonia që sjell çekuilibër
Peshoret janë të fiksuara pas ekuilibrit dhe shmangies së konflikteve, çka shpesh i çon në vetësakrifikim. Ato përpiqen të ruajnë paqen në çdo kusht, edhe kur kjo do të thotë të anashkalojnë nevojat e tyre emocionale.
Në shumë raste, përpjekja për të kënaqur të tjerët i bën të harrojnë veten dhe të ndihen të shfrytëzuara.
Peshqit – Romantikë që bien në grackën e varësisë emocionale
Të ndjeshëm dhe të dashuruar me idenë e shpirtit binjak, Peshqit japin gjithçka në një lidhje. Por përkushtimi i tyre i tepruar shpesh çon në varësi dhe zhgënjim.
Ata duan të jenë gjithmonë pranë partnerit, edhe kur ky i fundit ka nevojë për hapësirë. Kjo krijon një marrëdhënie të pabalancuar, ku empatia nuk është më reciproke.
Astrologët këshillojnë se këto shenja duhet të mësojnë të vendosin kufij dhe të kërkojnë dashuri të barabartë, jo vetëm të japin pa fund. Në fund, dashuria funksionon më së miri kur është një rrugë me dy kahje.