Në Nju Jork, një 33-vjeçar po përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrëvënie të qëllimshme pas dyshohet se i vuri flakën një gruaje brenda një vagoni metroje dhe më pas e pa atë të vdiste ndërsa ajo ishte përpirë nga flakët. Policia njoftoi se personi i identifikuar si Sebastian Zapeta është arrestuar nën dyshimet si autor i krimit, disa orë pasi gruaja humbi jetën, të dielën në mëngjes.
Zapeta është shtetas guatemalas i cili hyri ilegalisht në Shtetet e Bashkuara pasi ishte deportuar më parë në vitin 2018. Në kamerat e sigurisë duket i dyshuari teksa i afrohet gruas, e cila qëndronte ulur pa lëvizur dhe mund të ketë qenë në gjumë, brenda në vagonin e metrosë në stacionin e “Coney Island-Stillwell Avenue” në Bruklin dhe i vë zjarrin rrobave të saj.
Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia nuk e ka bërë ende të ditur identitetin e saj. Komisionerja Tisch e cilësoi ngjarjen si një nga krimet më të pamëshirshme që një individ mund të kryejë ndaj një qenie tjetër njerëzore.
Policia e arrestoi 33 vjeçarin ndërsa udhëtonte me të njëjtën linjë metroje, pasi u njoftua nga një grup nxënësish, të cilët e kishin njohur bazuar në fotografitë e të dyshuarit të shpërdara nga policia.