Aktualitet

4 shoferë të pabindur përfundojnë në pranga në Elbasan/ Policia pezullon 26 patenta dhe vendosen 693 gjoba gjatë një jave

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet duke arrestuar dhe gjobitur shoferët e rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

·         -12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

·         -19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

·         -12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

·         -285 masa për parakalime të gabuara;

·         -14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

·         -135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

·         -2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

·         -214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.