Bota

5 anëtarë të një familje gjenden të vdekur brenda një vile në SHBA

Tragjike, në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 5 anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur brenda një vile.  Ngjarja e rëndë është shënuar në Ditën e Krishtlindjeve. Policia bëri të ditur se morën një telefonatë për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie.

Kur forcat policore mbërriten në vendngjarje, panë 5 trupa pa jetë të shtrirë në tokë. Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen tronditëse. Dyshohet se personat janë vrarë.