Aktualitet

Protestues te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve!

Në mesditë, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, e parafundit e këtij sesioni parlamentar dhe paralelisht nis protesta e paralajmëruar ditë më parë. Dhjetëra persona janë mbledhur në pjesën e pasme të parlamentit e dëgjohen thirrje si:

Parlament i krimit!

Në kuvend po shihen të shkojnë deputetë e ministra socialistë.

Disa protestues kanë vezë në duar e në to kanë shkruar emrat e deputetëve. Ndërkaq, shprehen se kanë ndryshuar “strategji” dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo.

Në kor dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”.

Policia ndërhyri duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu, blutë kanë bllokuar zonën përreth për të shmangur incidentet.