Flokët e strukturuara, prerjet bob të shkurtra dhe fryma elegante e viteve ’90 po rikthehen fuqishëm këtë pranverë. Stilistët e njohur të yjeve, George Northwood dhe Belle Cannan, ndajnë udhëzimet e tyre për trendet më të spikatura të flokëve për 2025.
Prerje “Power cuts”
“Sivjet po rikthehet prerja e flokëve si element kyç, dhe po largohemi nga stilet që bazohen vetëm në stilim,” thotë Northwood. Prerjet janë të lehta dhe moderne, jo të rrepta, duke kursyer kohë çdo mëngjes. Kujdesi ndaj shëndetit të flokëve është po aq i rëndësishëm – maskat hidratuese një herë në javë (ose më shpesh për flokë të thatë apo të ngjyrosur) dhe produktet eksfoluese për skalpin si Serene Scalp Scrub janë thelbësore.

Prerje “The structured bob”
“Pas bob-it deri në supe të 2024-ës, tani klientët kërkojnë variante më të shkurtra dhe më të theksuara,” shpjegon Cannan. Me ndarje anësore dhe balluke të anshme, ky stil i guximshëm është veçanërisht i përshtatshëm për fytyra ovale apo këndore, por mund të zbutet për të gjitha format me shtresa rreth fytyrës.

Flokë tepër të gjatë
Frymëzohuni nga Demi Moore, por për të ruajtur gjatësinë me stil, kujdesuni për volum dhe shkëlqim. Flokët e gjatë kërkojnë shtresa rreth fytyrës dhe kaçurrela të lëmuara që lëvizin bukur, jo të çrregullta.

Balluket “standalone”
2025 sjell rikthimin e ballukeve të plota, të trasha dhe të veçuara nga pjesa tjetër e flokëve. “Nuk duhet të ndërthuren me anët, balluket qëndrojnë si të veçuara,” thotë Northwood. Ky stil kërkon flokë të drejtë për efektin e duhur.

Fryrja ikonike e viteve ’90
Stili më i kërkuar? Fryrja e famshme e Cindy Crawford. Volum, shkëlqim dhe flokë të përpunuar deri në detaj, pa qenë të ngurtë. Sekreti? Spërkatje me volumizer, tharje me furçë të madhe dhe gishtërinj për ta “zbutur” stilin.

Mikro-pixie
Prerja e guximshme à la Emma Stone po rikthehet. Me pak gjatësi sipër, teksturë dhe një ngjyrë të theksuar me shkëlqim, mikro-pixie është moderne, elegante dhe jashtëzakonisht e personalizueshme.
