Rrathët e zinj nën sy shpesh lidhen me lodhjen, por sipas ekspertëve, një shkak i zakonshëm është mungesa e vitaminave dhe mineraleve thelbësore.
Këto rrathë mund të jenë më të theksuar kur lëkura është e hollë dhe enët e gjakut duken më qartë – veçanërisht kur ka mungesë të hekurit, e cila çon në qarkullim të dobët të oksigjenit.
Vitaminat që ndikojnë më shumë janë B12, K, D, A dhe E, ndërsa mungesa e hekurit është një nga shkaqet kryesore. Anemia nga mungesa e hekurit mund të shkaktojë lodhje, marramendje dhe zbehje të lëkurës, gjë që e bën zonën rreth syve më të errët.
Gjithashtu, mungesa e vitaminës K ndikon në qarkullimin dhe mpiksjen e gjakut, ndërsa vitamina B12 është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin e duhur të sistemit nervor.
Për të parandaluar ose lehtësuar rrathët e errët, është e rëndësishme të keni një dietë të pasur me:
-Mish të kuq dhe produkte shtazore
-Perime me gjethe jeshile
-Vezë, domate, arra dhe ushqime të detit
Nëse rrathët e errët vazhdojnë, këshillohet të bëni analiza të gjakut për të kontrolluar nivelin e vitaminave dhe hekurit.
Kujdesi ndaj ushqimit dhe shëndetit të përgjithshëm është çelësi për një pamje më të freskët dhe të shëndetshme.