Celebrities Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu habit me deklaratën për Gjestin: “Nuk e fal…”

Xheneta Fetahu ka bërë një deklaratë të fortë për raportin e saj me ish-partnerin Gjesti, duke treguar se ende ka gjëra që nuk mund t’i kalojë lehtë.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, modelja nga Kosova u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me dy vajzat që janë përfolur në jetën e fituesit të “Big Brother”, Egli Takon dhe Loredana Bratin.

Ajo u pyet se cilën prej këtyre lidhjeve apo afrimeve nuk do të mund ta falte kurrë.

Fillimisht, Xheneta zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete, duke thënë shkurt:

Nuk do të përgjigjem fare.

Megjithatë, me insistimin e moderatorëve, ajo vendosi të flasë më hapur dhe dha një përgjigje që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

Nuk e fal asnjërën

-u shpreh Fetahu, duke lënë të kuptohet se si raporti i Gjestit me Eglin, ashtu edhe ai i përfolur me Loredanën, mbeten tema të ndjeshme për të.

Deklarata e saj u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku fansat nisën diskutime të shumta mbi marrëdhëniet dhe dinamikat që u krijuan pas përfundimit të spektaklit.

Xheneta dhe Gjesti krijuan një histori dashurie gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”, raport që u komentua gjerësisht nga publiku.

Pas përfundimit të formatit, rrugët e tyre u ndanë, ndërsa emri i Gjestit vazhdoi të përflitej për afërsinë me personazhe të tjera të njohura.

Një nga emrat më të komentuar ishte ai i Egli Takos gjatë aventurës së tij në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa më herët në media dhe rrjete sociale u përfol edhe një raport i mundshëm me Loredana Bratin.

Me deklaratën e fundit, Xheneta duket se ka treguar qartë se këto situata vazhdojnë të mbeten një pikë e ndjeshme për të, duke rikthyer sërish vëmendjen te raporti i saj me Gjestin.