Botë e Çuditshme Lifestyle Tech

A e keni menduar ndonjëherë se si do të dukeshin planetet dhe yjet nëse do të ishin aq afër sa Hëna?

Hëna duket më e madhe sepse ndodhet rreth 384 mijë kilometra larg Tokës dhe distanca është ajo që përcakton sa shumë të bie në sy një objekt në qiell. Nëse një planet do të ishte në të njëjtën distancë, ai nuk do të dukej si një pikë e vogël, por do të mbushte qiellin me forma, ngjyra dhe detaje të dukshme me sy të lirë.

Yjet janë ndryshe, sepse te ta rol kryesor luan ndriçimi. Një yll aq afër sa Hëna do të dukej si një disk i zjarrtë dhe nata nuk do të ishte më kurrë e errët. Në hapësirë, nuk ka rëndësi vetëm madhësia e objekteve, por distanca është ajo që vendos çfarë dominon në qiellin tonë.

Ndërkaq, shënoni datën 28 shkurt, sepse qielli pritet të ofrojë një spektakël të rrallë. Gjashtë planetë do të shfaqen të rreshtuar në të njëjtën pjesë të qiellit në orët e mbrëmjes, një fenomen që shumica e njerëzve mund të mos e shohin kurrë gjatë jetës së tyre. Mërkuri, Venusi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni do të duken pas perëndimit të diellit, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që kujton sa i madh dhe misterioz është universi.

Nuk ka regjistrim apo përsëritje, vetëm një dritare e shkurtër kohe kur kozmosi ofron spektaklin e tij dhe më pas vazhdon rrugën. Ndërkaq, misione të reja në Hënë dhe Mars, së bashku me zbulimin e pritur të planetëve të ngjashëm me Tokën dhe rezultatet e një prove që synon identifikimin e 50 llojeve të kancerit përmes analizës së gjakut dhe një projekt kinez për të shpuar 11 kilometra në koren e Tokës për të arritur mantelin e saj. Shkenca e vitit 2026 është plot premtime, sipas një analize të publikuar në faqen e internetit të revistës ”Nature”. Misioni ”Artemis II” është planifikuar jo më herët se shkurti 2026.