Lifestyle

A e keni menduar se pse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Studimet e fundit tregojnë se femrat jetojnë mesatarisht 4.1 vjet më shumë se meshkujt, por këto vite shtesë shpesh nuk janë të jetuara në kushte optimale.

Kjo periudhë e shtuar jete është shpesh e shoqëruar me përkujdesje ndaj të tjerëve, si fëmijët dhe bashkëshorti, në vend që të fokusohet te kujdesi për veten dhe nevojat e shëndetit.

Një nga arsyet që femrat përballen me sfida më të mëdha në jetesën e tyre është ekspozimi ndaj sëmundjeve kronike dhe autoimune, duke përfshirë dhimbjet e ciklit menstrual dhe pasojat e tij në shëndetin mendor. Ato janë gjithashtu më të prekur nga stresi dhe depresioni.

Ndërkohë, femrat kanë më shumë kujdes për shëndetin e tyre që nga fëmijëria.

Sipas të dhënave të Istat, ato pinë më pak duhan, konsumojnë më pak alkool dhe kanë më pak probleme me peshën, krahasuar me meshkujt.

Megjithatë, ato janë gjithashtu më të predispozuara të kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për fertilitetin.