Live From Tirana Showbiz

Sa vjeç është?! Drini Zeqo habit moderatorin: Kujdesem për veten, sapo kam mbushur…

Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale. Në një moment gjatë intervistës, moderatori e pyeti për moshën dhe Drini nuk ngurroi aspak që ta tregonte. Zeqo u shpreh se sapo ka mbushur 44 vjeç dhe Sharka u habit kur ai zbuloi moshën.

Drini, ti sa vjeç je?

Unë jam i ditëlindjes 1982, sapo kam mbushur 44 vjeç.

44? Jo mo jo, vërtetë? Jo se 44 nuk je i ri, se sot koha ka evoluar dhe njerëzit janë më të mbajtur, po e ke gjenetike, e mban veten?

Mendoj se janë pak nga të dyja. Po pse kaq e çuditshme, kaq i ri dukem për moshën që kam?

Ta them sinqerisht, pa asnjë dozë ironie.

Nuk ndjej sikur kam bërë ndonjë gjë të ekzagjeruar, të tipit sforco shumë të madhe, dieta, regjim.

Bën palestër?

Bëj palestër rregullisht patjetër, por mund të them që televizioni ka ndikuar shumë. Do të thuash ti që të gjithë kemi bërë televizion, nuk kemi të njëjtën qasje me dukjen. Po mendoj se është diçka e brendshme, o e ke o nuk e ke këtë kujdesin ndaj vetes të zhvilluar në këtë formë. Unë e shijoj këtë pjesë mirë, për shembull ha mirë, kujdesem që të mos abuzoj. Tani të jemi realistë të gjithë kemi patur ato periudhat e uljeve dhe ngritjeve me shëndetin apo me abuzimet me ushqimin apo ndonjëherë me alkoolin, të dalët e shpeshta që jeta na i krijon herë pas here.