Veronica Soto është shndërruar në një nga emrat më të komentuar gjatë Kupës së Botës 2026, pasi fotografitë e saj nga tribunat janë bërë virale në rrjetet sociale. Bukuroshja kolumbiane tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave me paraqitjen plot stil gjatë ndeshjeve të kombëtares së Kolumbisë.
Udhëtimi i saj drejt Botërorit erdhi krejt papritur. Pasi anuloi një pushim të planifikuar në Los Cabos dhe kaloi disa javë duke u rikuperuar në shtëpinë e saj në Medellin, ajo vendosi vetëm pak ditë para ndeshjes së Kolumbisë me Uzbekistanin të blinte biletat dhe të udhëtonte e vetme drejt Meksikës. Në stadiumin Azteca, Veronica u shfaq me një veshje të punuar posaçërisht në ngjyrat e flamurit kolumbian, e cila tërhoqi menjëherë objektivat e fotografëve.
Pamjet e saj u transmetuan edhe gjatë sinjalit zyrtar të FIFA-s, ndërsa në rrjetet sociale shumë përdorues e cilësuan si një nga tifozet më tërheqëse të turneut. Përtej famës së papritur, ka edhe një karrierë profesionale. Ajo është inxhiniere ndërtimi, e specializuar në marketing, sipërmarrëse dhe krijuese përmbajtjesh në rrjetet sociale.