Gossip Live From Tirana

“Po të kapi halli në spitalet e Londrës…”/Bledi Mane: Mjekësia jonë është më humane, s’të detyron njeri t’i japësh doktorit lekë…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën në vend, por jo vetëm…

Ne të dy e dimë që shëndetësia është… Nuk mund ta ul poshtë punën e mjekëve unë sepse kam jetuar në perëndim dhe e di se çfarë do të thotë të të kapë halli në spitalet e Londrës. Uroj që të na dëgjojnë dhe në Londër dhe Gjermani. Ti dhe konsultën me mjekun do ta bësh në Skype, me videocall, nuk të prek. Ndërsa këtu në Shqipëri mjekësia është më humane. Jam i sigurt që nëse në spital një pacient nuk ka lek dhe kërkon një lëng frutash, mjeku, infermierja dhe sanitarja do ta blejnë. Mjekësia jonë është humane. Asnjeri nuk të detyron ty t’i japësh 5 mijë lekshin doktorit tek xhepi. 

Por për operiacione të shtrenjta ose duhet të drejtohesh tek emisionet e bamirësive, ose duhet të hapësh një GoFund Me…

Pyet një shqiptar që jeton në Amerikë, kur e zë halli në fund të ditës, paguan 70 mijë dollar për atë operacion, gjithë kursimet e jetës së tij. Shëndetësia kudo gati njësoj është. Ne na intereson humanizmi brenda shëndetësisë. Sa herë ke bërë ti thirrje për GoFund Me për dhjetëra, qindra fëmijë e nëna. Pra humanizmi që ekziston mes nesh është ilaçi më i mirë. Kushdo qeveri që të vijë nesër, edhe Dea Vierin ta bëjmë ministre shëndetësie, shqetësimet e shëndetësisë do t’i rregullojë koha. Nuk do të ndodhë me shkopin magjik.