Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Alberta Kamenica, mikesha e konkurrentes së “BBV”, Dea Mishel Hoxha. Si e ka parë Aberta deri më tani lojën e Deas?
Jam shumë krenare për Dean, ka pasur një rritje domethënëse, një trajektore të bukur. Është një vajzë solare, fisnike, e gjeti hapësirën të shfaqet siç është ajo realisht. Kam shumë besim te Dea. Ajo ka aty që nga fillimi, nuk është fat qëndrimi asaj aty. Nuk mendoj se ka të bëjë fati. Fati është një javë. Unë e dija që Dea do futej që përpara se të futej Dea. Kur erdhi më takoi më tha do të futem në “BBV” dhe i thashë që ‘po e di’. Më tha çfarë të bëjë, i thash futu bëje, i duhej një ndryshim. Synimi fillestar ishte për një muaj, aq priste të qëndronte. Të gjithë binim dakord që aq do të shkonte.
A ka lënë Dea dikë jashtë…?
Dea ka një vit që është ndarë. Jo nuk ka dikë, është futur single.
Si e ka parë Alberta raportin e Deas me Amosin?
Unë nuk i shihja të përshtatshëm, aq më tëpër në një ambient të tillë, nuk do të lulëzojë një marrëdhënie. Nuk do të funksiononte me Amosin as jashtë, janë tipa të ndryshëm, nuk është tipi i saj. Unë nuk e shoh me asnjë nga djemtë aty brenda. Me gocat ka energji të bukur.
A do kishte shoqëri Dea me Efin jashtë?
Mendoj që thjesht do e injoronte nëse nuk do e lidhte asgjë. Dea është shumë diplomate, është më e qetë, më e tërhequr, është e mirëkuptueshme kur duhet të jetë.
Çfarë tiparesh duhet të ketë mashkulli ideal i Deas?
Dea do një djalë që e ndjek, si luani që ndjek prenë e vet. Nuk do të jetë shumë e thjeshtë ajo ndjekja. Për pamjen mesa di unë nuk ka kritere. Dea është në finale, kjo është e sigurt. Në fillim nuk e prisja por duke parë rrugëtimin e saj mendoj se e meriton. Madje meriton edhe fitoren. Por, ka një mangësi, është shumë hermetike.