Gossip Showbiz

A ka mes tij dhe Rita Ora-s një romancë? Regjisori i njohur shuan të gjitha dyshimet!

Prej kohësh po përflitet romanca e re mes këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora-s dhe regjisorit të famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Këngëtarja e njohur ishte duke u përqafuar me regjisorin dhe të dy ishin kombinuar me rroba “Gucci”.

Së fundmi dyshja është parë në Sydnei, Australi teksa kanë qenë duke dalë nga shtëpia e 45-vjeçarit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.

Mesa duket lidhja e dyshes së njohur nuk qenka aspak e zakontë. Lart e poshtë qarkulluan disa foto të Rita-s e cila shihej duke përqafuar Taika-n dhe aktoren Tessa Thompson. Ne disa foto të tjera regjisori i famshëm shfaqet duke puthur Rita-n dhe më vonë Tessa-n.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i regjisorit të njohur pas kaq shumë thashethemeve. I pyetur nga gazetarët, Taika ka treguar se nuk është penduar aspak për bërjen virale të këtyre fotove dhe ka mohuar lidhjen me Rita-n.

Mendoj se në botën e internetit çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull.