Kapilarët e plasur, të njohur edhe si telangjiektazi ose “venat merimangë”, janë enë të vogla gjaku që dëmtohen dhe plasin nën lëkurë, duke krijuar njolla të dukshme në ngjyrë të kaltër, vjollcë ose të kuqe, kryesisht në fytyrë dhe këmbë.
Shkaqet më të zakonshme për këtë problem përfshijnë faktorë gjenetikë, ekspozimin ndaj diellit, ndryshimet hormonale, presionin e lartë të gjakut, konsumin e alkoolit, sëmundjet e mëlçisë, rosacenë dhe dëmtimet lokale të lëkurës.
Edhe pse zakonisht nuk paraqesin rrezik serioz për shëndetin, kapilarët e plasur shpesh shkaktojnë shqetësime estetike. Përpara se të drejtoheni tek ilaçet farmaceutike, mund të provoni disa trajtime natyrale në shtëpi.
Metoda e parë: Trajtimi me domate të reja
– Prisni disa domate të freskëta në feta dhe vendosini në zonën e prekur për 2-3 minuta.
– Pas heqjes së fetave, freskoni lëkurën me një losion hidratues.
– Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë për 10 ditë dhe efektet pritet të jenë të dukshme.
Metoda e dytë: Trajtimi me uthull molle
– Aplikoni uthull molle direkt në zonën ku ndodhen kapilarët e pëlcitur, tri herë në ditë për 10 minuta.
– Rezultatet mund të shihen pas katër javësh ose edhe më herët.
– Kujdes: Mos aplikoni uthull në zona shumë të ndjeshme të trupit, pasi mund të shkaktojë irritim të lëkurës.
Këto trajtime natyrale mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe reduktimin e kapilarëve të dukshëm. Megjithatë, këshillohet që për çdo problem shëndetësor të konsultoheni gjithmonë me mjekun specialist.