Një teori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale: mënyra se si trupi reagon ndaj kafeinës mund të lidhet me… shenjën e horoskopit.
Sipas një studimi të ri, toleranca ndaj kafesë dhe efektet e saj ndryshojnë sipas karakteristikave astrologjike. Ja si ndikon kafeina te secila shenjë:
-Dashi, Luani, Shigjetari: Tolerancë e lartë ndaj kafeinës. Kafeja i bën edhe më energjikë, impulsivë dhe të zhurmshëm.
-Binjakët, Peshorja, Ujori: Pijnë kafe për shoqëri, jo domosdoshmërisht për efektet. Në shoqëri konsumojnë më shumë, ndërsa vetëm ndoshta harrojnë edhe ta pijnë.
-Gaforrja, Akrepi, Peshqit: Shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës. Mund të përjetojnë luhatje humori, ankth apo lodhje nëse e teprojnë.
-Demi, Virgjëresha, Bricjapi: Pijnë kafe me rregull. Kanë rituale fikse dhe ndihen të shpërqendruar nëse rutina ndërpritet.
Sipas astrologëve, ndikimi vjen nga kombinimi i planetit udhëheqës, elementit të shenjës dhe orës së lindjes – faktorë që mund të përcaktojnë se si trupi përthith kafeinën dhe si ndikon ajo në përqendrim dhe humor.